E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet kosovarja me letra false

Durrës, 26 shkurt, NOA Donte të kalonte kufirin shqiptar drejt Italisë përmes portit të Durrësit me dokumenta false, por është identifikuar nga forcat e policisë dhe është vënë nën mbikëqyrjen e tyre. Bëhet fjalë për një grua 52-vjeçare nga Klina e Kosovës, me inicialet H.H., e cila u kap në flagrancë në terminalin e pasagjerëve të Portit të Durrësit, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durres Bari.

Konkretisht, ajo u kap duke përdorur për udhëtim një pasaportë kosovare në të cilën kishte të vendosur një leje qëndrimi gjermane, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Materialet për veprën penale të Falsifikimit të dokumentave iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›