Kapet mat me aktoren, jep dorëheqje presidenti i Miramax

Richard Nanula, president i shoqërisë Miramax ka dhënë dorëheqje pasi është kapur mat me Samantha Saint, aktoren e filmave për te rritur.
Skandali ka plasur kur foto të tij me aktoren në një dhomë hoteli janë bërë publike nga ueb-faqja "The Dirty".
Por kjo nuk është hera e parë që presidenti i kompanisë filmike “Miramax” krijon të tilla probleme.
Pak muaj më parë ishte po ky që është akuzuar për ngacmim seksual nga një nëpunëse e shoqërisë në të cilën Nanula ishte aksionar.
Po kështu, ai është ndarë edhe nga e shoqja, pikërisht për shkak të akuzave, sipas të cilave ai kishte shpenzuar plot 10 mijë dollarë për të mbuluar shërbimet spitalore të një tjetër prostitute./Indeksonline/