E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet komandanti famëkeq i xhandarmerisë serbe

Zv/kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur aksionin e spastrimit të shumë krerëve institucionesh në Serbi.
Pas deklaratave se Qeveria e Serbisë do të riformatizohet në të gjitha nivelit, viktima e parë duket të jetë “Legija II”, komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, i cili njihet për frekuentimin e shpeshtë të veriut të Kosovës dhe lidhjet e tij me ish strukturat e Millosheviqit.

RTS-ja ka njoftuar se drejtori i policisë serbe, Milorad Veljoviq ka kërkuar shkarkimin e Dikiqit, por ky i fundit ka thënë sot se nuk është në dijeni për një vendim të tillë.

“Në teren jam me njerëzit e mi. Veljoviq nuk me ka informuar për kërkesën për largimin tim, apo zëvendësimin eventual. Nuk jemi dëgjuar sot kështu që nuk mund të them asgjë për këtë”, ka deklaruar Dikiq.

Komandanti i xhandarmerisë serbe njihet për lidhjet e tij me grupet kriminale në veri të Kosovës, respektivisht lidhjet që ka me kryekriminelin Zvonko Veselinoviq. Po ashtu, xhandarmeria serbe e udhëhequr nga ai kohë të fundit ka shpeshtuar hyrjet ilegale në territorin e Kosovës, në fshatrat kufitare te Kamenicës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›