E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me 160 kg marjuanë në kufi me Greqinë, pranga 42-vjeçarit

Gazeta Shqip

Policia shqiptare ka sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek një sasi prej 160 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga transportuesin e drogës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, sasia e lëndës narkotike u gjet në një makinë me targa greke që drejtohej nga një shqiptar. Ndalimi është bërë në fshatin Plasio, të Igumenicës, dhe dyshohet se droga ka kaluar në kufirin e Konispolit në Sarandë dhe do të kishte destinacion përfundimtar, Athinën.

Sipas policisë greke është bërë i mundur arrestimi i një 42-vjeçari shqiptar ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

9 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kapet me 160 kg marjuanë në kufi me Greqinë, pranga 42-vjeçarit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›