E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaliaj, emigranti i telefon vajzës: Do vetëvarem në shtëpinë e vëllait

Gazeta Shqip

Depresioni dyshohet se ka qenë shkaku që një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e vëllait të Ilir Shuaipit, i cili është gjetur i pajetë nga familjarët në tualetin e shtëpinë.

Ai ishte i martuar me dy fëmijë dhe bashkë me familjen jetonte në Greqi. Prej katër ditësh kishte ardhur tek i vëllai në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 kur në shtëpi nuk ndodhej njeri, pasi vëllai i tij punon polic në burgun e Bënçës ndërsa bashkëshortja e tij në një lokal.

Ka qenë vajza e viktimës, 15-vjeç, e cila ka lajmëruar në telefon nusen e xhaxhait duke i thënë se babai i saj i kishte telefonuar duke i thënë se do varte veten. E zonja e shtëpisë ka shkuar menjëherë dhe e ka gjetur Shuaipin të varur në tualet. Ajo ka lajmëruar bashkëshortin dhe më pas sallën operative të komisariatit të Tepelenës.

9 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Memaliaj, emigranti i telefon vajzës: Do vetëvarem në shtëpinë e vëllait burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›