E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me 7 kg kanabis sativa, pranga 21-vjecarit

TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Mësohet se në sajë të operacionit ‘Stacioni’ është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Pjerin Micelli, 21-vjec, banues në Tiranë.

U uniformat blu bëjnë me dije se 21-vjecari u kap mbrëmë në flagrancë në stacionin e fundit të autobuzit në rrugën “Myslym Keta” ne Tiranë me mjetin e tij tip Benz, me lëndë narkotike.

Forcat e policisë i sekuestruan atij me cilësine e proves materiale 7 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa, automjetin si dhe nje telefon celular.

21-vjecari i arrestuar do të përballet me akuzat e ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›