Delvinë, plagos me cifte dy 16-vjecarë, pranga autorit
DELVINË- Dy 16-vjecarëve kanë mbetur të plagosur me armë gjahu, pas nje debati me një grup të rinjsh për motive të dobëta.
Sipas uniformave blu mësohet se Jeno Alinani, 20-vjeç, banues në fshatin Rusan të Delvinës, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, mbrëmë në mesnatë ka qëlluar me cifte në drejtim të dy adoleshentëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Policia ka mundur të arrestojë disa orë më pas autorin e kësaj ngjarjeje, 20- vjeçarin Alinani dhe të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, një çifte.
Dy 16 vjeçarët kanë marrë plagë dhe për këtë arsye janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe mësohet se gjendja e tyre ëhstë jashtë rreziku për jetën.
Autori i plagosjes do përballet me akuzën ‘vrasje me dashje, e mbetur në tentativë’.
(e.m/BalkanWeb)