E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me armë në automjetin e tij, arrestohet 34-vjeçari në kryeqytet

Policia ka vendosur në pranga një 34-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri në kryeqytet.  Ai është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.5 ndërsa i është sekuestruar arma e zjarrit  me krehër dhe fishekë të cilat i mbante në automjetin e tij.  

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz”, theksohet në njoftimin e policisë.

“Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.

Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›