E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me hashash Lazarati, arrestohet

Lenda narkotike e sekuestruar

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 4 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar poseduesin e saj.

Sipas policisë, Erlad Toro, 22 vjeç, është vënë në pranga mbrëmjen e së premtes, në lagjen Zinxhira të qytetit, teksa kthehej nga Lazarati, ku e kishte blerë lëndën narkotike.

Droga ishte futur në një thes plastmasi në formën e bohçes dhe sipas policissë kishte si destinacion qytetin e Fierit, ku do të shitje për përdorim të brendshëm.  / Entela Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›