Konventa e LGI, Meta: Të ndërtojmë Shqipërinë pozitive
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh sot se pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE ka qenë deri tani politika e papërgjegjshme. Duke folur në Konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Meta theksoi se kontributi i nënave dhe vajzave është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë pozitive.
Pas më shumë se një viti që nga momenti kur shqiptarët fituan të drejtën të udhëtojnë në hapësirën shëngen pa viza, ata treguan se janë të denjë për këtë të drejtë të fituar me merita. Shqipëria duhet ta kishte marrë statusin. Pengesë ka qenë politika. Nuk kanë qenë kriteret ekonomike, por politika e papërgjegjshme, e cila në vend që të japë kontributin e saj përpiqet.
Kemi nevojë të ndërtojmë një Shqipëri pozitive, të ushqyer me dashurinë e nënave dhe vajzave. Duhet një klimë më pozitive, e cila tu shërbejë të gjithëve për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, tha Meta.
Kreu i LSI-së vlerësoi kontributin e femrave që në përpjekjet e para për të ndërtuar shtetin shqiptar.
Ne jemi në një vit historik, ku të gjithë hedhim vështimin pas për të kujtuar patriotët dhe rilindasit që sollën vetëdijen e domosdoshmërisë për të shpallur pavarësiën dhe për tu dhënë fund padrejtësive historike ndaj kombit tonë. Në këtë 100-vjetor të gjithë do përkulen me nderim para Ismail Qemalit e Isa Boletinit, por do të kujtojnë edhe duart e Marigosë që qëndisën flamurin por edhe gratë e vajzat që ishin pjesë e Rilindjes e bënë aq shumë për gjuhën dhe kulturën shqipe, tha ai. / G.N.