E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në kufi mbi 22 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari nga Elbasani

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Gjatë kontrollit rutinë në dalje të Shqipërisë, efektivët ndaluan dhe kontrolluan çantën e shtetasit D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, ku gjetën 22 250 euro të padeklaruara, në kundërshtim me detyrimet ligjore.

Pas konstatimit të shumës, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe kanë referuar materialet në Prokurori. Ndaj 54-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma prej 22 250 eurosh është sekuestruar si provë materiale.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë hetimet për rastin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›