U rrëzua në trotuar, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

Një 50-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme (4 dhjetor) në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një grua rreth moshës 50-vjeç teksa ka qenë duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali”, është rrëzuar në tokë dhe si pasojë e goditjes së kokës në një prej bordurave të bulevardit, ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë rrethimin e zonës.
“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/