E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet pas 14 vjetesh i kerkuari per vrasje

Pas 14 vjetesh kerkimesh eshte kapur nga policia e kryeqytetit nje i kerkuar per vrasje me dashje. Keshtu nga strukturat e hetimit te krimit ne policine e kryeqytetit bene te mundur kapjen Ermir Dervishi 41 vjec lindur e banues ne Durres ka rene ne prangat e policise ne afersi te Freskut ne Tirane. 41-vjecari ishte shpallur ne kerkim qysh ne vitin 2006 per vrasje ne rrethin e Kavajes. Kapja dhe ndalimi i ketij u realizua pas informacioneve te marra ne rruge operative. Gjykata e Rrethit Gjyqesore Kavaje me vendimin e dates 26 nentor 2001 dhe urdher ekzekutimi te dates 18 prill te vitit 2006 e ka denuar kete shtetas me 20 vjet burgim per vepren penale te Vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim dhe Mbajtje pa leje te armeve luftarake. 41-vjecari Dervishi akuzohet se me date 1 tetor te vitit 1998 ne qytetin e Kavajes ka vrare me arme zjarri shtetasin Gentian Durja per motive te dobeta. Ky shtetas gjate periudhes qe ka qene i kerkuar nga drejtesia per me se 14 vjet dyshohet te jete autor i disa vrasjeve me pagese. Nga policia behet e ditur se kapja e tij u realizua fale intensifikimit te punes ne drejtim te zbardhjes dhe zbulimit te ngjarjeve te mbartura nga vitet e meparshme me qellim dokumentimin dhe kapjen e autoreve te ketyre ngjarjeve te renda.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›