Zhduket prej 8 muajsh 68-vjecari familja dyshon per vrasje
Edhe pas 8 muaj kerkimesh ende nuk ka asnje gjurme nga 68-vjecarit Veteran Avxhi. Pasi e ka kerkuar te te afermit bashkeshortja hedh dyshime se bashkeshorti mund te jete vrare ne ndonje ngjarje aksidentale ose mund te jete vetevrare. Veteran Avxhi eshte zhdukur pa lene asnje lloj informacioni tek familjaret nderkohe qe rasti i tij eshte bere publik edhe me pare nga bashkeshortja. Pas kerkimeve te shumta tek te afermit 48-vjecarja Kimete Avxhi ka denoncuar rastin ne Policine e Korces. Sipas bashkeshortes ai eshte nisur nga fshati Rembec drejt qytetit te Korces ku ata banonin ne nje shtepi me qera se bashku me nje sasi te vogel te hollash por nuk eshte kthyer me ne banese. Duke menduar se mund te kishte shkuar ne kryeqytet tek i biri bashkeshortja eshte nisur nje jave me vone drejt shtetit grek per te punuar dhe pas qendrimit atje eshte rikthyer dhe ka denoncuar zhdukjen e bashkeshortit. Sipas bashkeshortes te vetmet probleme ne shtepine e saj vinin nga djali 23 vjecar qe eshte perdorues droge. Kerkimet e policise kane nisur rreth 8 muaj me pare dhe mesohet se jane duke u hetuar dy pista ajo e vetevrasjes si pasoje e problemeve familjare si dhe pista e ndonje ngjarje aksidentale qe mund ti kete marre jeten Veteran Avxhiut.