E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet rrëmbyesi i çantave

Policia e Ferizajt ka kapur një rrëmbyes të çantave. I dyshuari Xh. K.(35), me vendbanim në fshatin Pleshinë e Ulët, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, me forcë ia ka grabitur çantën e dorës viktimës T.K. (60 ), në të cilën ndodheshin dy telefona celular të tipit ,, Samsung dhe Motorolla", dhe pak para të imta.

Rrëmbimi ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në rrugën ,, Dëshmorët e Kombit", në Ferizaj. Ai derisa po ikte, kryen edhe veprën tjetër të grabitjes, duke ia marrë me forcë nga dora portofolin viktimës tjetër: Z.G. ( 37).

Siç bën të ditur zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ai u identifikua dhe u arrestua shpejt. “Gjatë bastisjes, tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 67 euro . Ndërsa në rrugën ,, Riza Goga", në një oborr të një shtepie, janë gjetur: një portofol, një çantë e dorës dhe dy telefona te tipit ,, Samasung “dhe ,, Motorolla", ka pohuar Gashi.

Pas evidentimit të këtyre provave , ato iu kthyen viktimave.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka hapur dy raste të klasifikuara si ,, Grabitje " dhe është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, përkatësisht Departamenti për krime të rënda. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndalur për 48 orë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›