Kapet rreth 1 ton drogë, ikin trafikantët

Mbrëmjen e shkuar, policia e Vlorës sekuestroi rreth 800 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa që dyshohet të kishte si destinacion Italinë. Gjithashtu, u sekuestrua edhe një mjet lundrues tip gomone.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se “lënda narkotike u gjet në një gomone në zonën e bregdetit të Zvërnecit, 10 km në veriperëndim të qytetit”. Mësohet se zbulimi dhe bllokimi i kanabisit dhe mjetit lundrues, me një gjatësi prej 7.5 metra, ishin finalizim i një operacioni të nisur në det. Aktualisht, policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij trafiku të mbetur në tentativë, të cilët mendohet se e kanë braktisur mjetin lundrues për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.
Ndërkohë, policia e Gjirokastrës sekuestroi rreth 140 kg lëndë narkotike, e ardhur sigurisht nga fshati Lazarat. Katër persona po e transportonin lëndën narkotike, teksa policia u vu në ndjekje të tyre. Pas ndjekjes, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa braktisën drogën.
Policia nuk mundi t’i arrestonte trafikantët, por vetëm mori drogën e lënë. Mësohet se dy prej personave ishin nga Lazarati, ndërsa dy të tjerët nga Delvina, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Prej ditësh, policia ka nisur një aksion të gjerë në hyrje të fshatit Lazarat për të penguar daljen e lëndëve narkotike. Dhjetëra persona janë ndaluar, midis tyre edhe punëtorë të shumtë që shkonin në Lazarat për të punuar në tokat e mbjella me drogë. /S.Ll/Start/
2012-06-17 10:25