QSUT, mjekët australianë kryejnë 16 operacione të vështira

Kanë qenë një grup mjekësh Australianë, të sponsorizuar nga fondacioni “Kind cuts for Kids”, një fondacion i cili ndihmon fëmijët në të gjithë botën i themeluar në Melburn të Australisë, të cilët së bashku me mjekët shqiptarë kanë bërë të mundur kryerjen e këtyre operacioneve.
“Problemet që në kemi trajtuar ishin problem të rrugëve renale të cilat ishin nga Brenda- jashtë dhe gjatë kësaj kohe ne kemi trajtuar raste te cilët kanë qenë të pa operuar ose të operuar përpara dhe të komplikuara. E gjitha kjo eksperiencë që ne kemi sjellë këtu, është një eksperiencë bashkëkohore” është shprehur prof. Paddy Dewan mjek pediatër-urolog.
Ndërkohë kirurgu urolog shqiptar, Dritan Alushani ka pohuar se gjendja e fëmijëve paraqitet e mire, duke theksuar se bashkëpunimi me ekipin Australia do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim me shkëmbim të eksperiencave mes dy vendeve. “Bashkëpunimi ka dhenë një rezultat shumë të mirë, mund të them se një pjesë e mirë e këtyre fëmijëve do të operohen plotësisht ndërkohë që pjesa tjetër kanë përmirësime madhore të shëndetit. Ndërkohë që për disa të tjerë do të vazhdojë trajtimi edhe për disa fëmijë” ka nënvizuar Alushnai. Sipas tij, edhe ekipet shqiptare të mjekëve do të kenë mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave në Australi. Ndërkohë që për drejtorin e QSUT-së, Saimir Ivziku ky lloj bashkëpunimi me mjekët e huaj do të shtrihet në të gjitha pavijonet si për të realizuar konsulta mjekësore ashtu edhe për ndërhyrje kirurgjikale.
“QSUT do të vazhdojë bashkëpunimin me mjekët e huaj, kjo është një përvojë e nisur e cila po forcohet dita ditës tashmë. Institucioni ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me ekipe të tjera të mjekëve të cilët do të vazhdojnë të kryejnë konsulta dhe ndërhyrje në shumë shërbime të tjera. Mund të them që bashkëpunimi për të cilin po flasim sot ka qenë shumë i frytshëm, për shkak se u ka ardhur në ndihmë shumë fëmijëve. Garantoj se ne do të vazhdojmë bashkëpunimet të cilat do të jenë të qëndrueshme, ku do të japim vlerat tona, por do të marrim edhe nga eksperienca me e mirë që na ofrohet” ka theksuar Ivziku.
Ekipi i mjekëve australianë pritet të rikthehet sërish pas një viti në QSUT për të parë gjendjen shëndetësore të fëmijëve të operuar tashmë si dhe për të kryer të tjera operacione të reja. Ndërhyrjet janë kryer tek fëmijë të cilët janë në vitet e para të jetës e deri tek ata të moshës 8 vjeçare. /Start/
2012-06-17 08:31