E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shqiptari me droge ne Itali

Eshte kapur ne flagrance me nje kilogram e gjysme kokaine ne shtepi nje shtetas shqiptar, i cili shperndante droge ne pranine e dy femijeve te tij minorene. Kjo ishte jeta e dyfishte qe bente shqiptari 32-vjeçar Adriatik Hamzai, pa precedente te meparshem penale dhe rezident ne Rekanati, ku jetonte me letra te rregullta bashke me gruan dhe dy femijet. Sipas policise lokale ne Rekanati Hamzai ishte shperndares droge gjate nates dhe ne fundjave, ndersa paraditeve kryente pune te tjera kryesisht ne ndertim; te pakten derisa u arrestua me date 21 mars nga skuadra operative e Tolentos. Pas nje serie te gjate hetimesh 32-vjeçari eshte prangosur ne flagrance, ndersa droga iu gjet brenda ne makinen e tij. Gjate nje kontrolli me pas ne banese iu sekuestruan dhe 5.000 euro, te cilat dyshohet te jene te ardhura nga shitja e droges.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›