Spanja do terhiqemi nga Kosova gradualisht
Spanja ka hedhur poshte njoftimet per perçarje ne qeverine e saj socialiste lidhur me vendimin per te terhequr trupat nga Kosova. Pas njoftimit te Madridit per terheqje trupash javen e kaluar, Shtetet e Bashkuara shprehen zhgenjim te thelle, duke thene se Spanja dhe alete te tjere ne Nato kishin rene dakord ne vitin 1999 te angazhoheshin ne Kosove se bashku dhe te largoheshin prej andej se bashku. Ministrja e Mbrojtjes Karmen Shakon tha terheqja e 620 trupave spanjolle do te vihet ne jete gradualisht, ne bashkerendim me aleatet. Por ajo shtoi se vendimi per terheqje ishte perfundimtar dhe hodhi poshte akuzat se ishte marre pa u keshilluar me Ministrine e Jashtme te Spanjes. Marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Spanjes kane perjetuar tensione qe ne vitin 2004, kur kryeministri Hoze Luiz Rodrigez Zapatero terhoqi trupat spanjolle nga Iraku ne perputhje me nje premtim gjate fushates zgjedhore.