E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shqiptari qe po transportonte 32 emigrante

Athine - Emigracioni klandestin ka cuar ne pranga dhe nje shqiptar, kete here ne Greqi. Policia greke beri te ditur dje se, ka arrestuar nje shqiptar 27 vjec, pasi eshte vene nen akuzen e trafikut te klandestineve. Bledi Shuli, eshte emri i shqiptarit, qe eshte ndalua ne superstraden Selanik-Athine. Ne momentin e ndalimit, ai po transportonte me nje rulote 32 irakiane dhe shqiptare qe kishin hyre ilegalisht ne shtetin helen. Sipas policise emigrantet do te perdoreshin prej shqiptarit per te lypur. Fillimisht forcat e rendit ishin njoftuar se ne rulote kishte arme, por ne fakt aty u gjeten te fshehur emigrantet, mes te cileve edhe dy femije. Ata kishin paguar nga 2 mije euro, Shulit dhe nje shqiptari tjeter ende te paidentifikuar. 27-vjecari do te dale para gjykates per te marre denimin per vepren penale te "trafikimit te klandestineve".

Dje 13 tetori, Dita Boterore e Shendetit Mendor. Numri i te semureve ne rritje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›