E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen si angleze, policia kthen pas dy nigeriane

Tirane - Dy nigeriane jane kthyer pas ne aeroportin e Rinasit, pasi kane tentuar te hyjne ne vendin tone, me pasaporta angleze te falsifikuar. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te policise se Tiranes, sipas se ciles, jane kthyer nje 43-vjecare dhe nje djale 15 vjec. "Adekunle Stephen Adeniyi, 43 vjece eshte paraqitur me emrin Colins George Morris me pasaporte te falsifikuar angleze. Gjithashtu Adams Ashmichael Iloba, i datelindjes 15 vjec, i cili eshte paraqitur me emrin Alexander David Akintola, i datelindjes 22 dhjetor 1982 me pasaporte angleze te falsifikuar", thane dje burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane policise se kryeqytetit sipas te cilave mesohet se nigerianet, kane hyre ne territorin tone ne 11 tetor te ketij viti. Dy nigerianet kishin hyre ne vendin tone nga Turqia permes nje linje ajrore qe operon mes dy vendeve. Por punonjesit e policise kane zbuluar se dy pasaportat ishin te falsifikuara. Pasi jane marre ne pyetje dhe dokumentet e tyre kane kaluar ne skanerin e policise ato jane kthyer serish ne vendin e tyre. Per garantimin e nje sherbimi cilesor per qytetaret vendas dhe te huaj ne pikat e kalimit kufitar, si dhe per forcimin e kontrolleve, nga Komisariati i Rinasit, eshte bere prapesimi ne kufi i dy te huajve, te cilet posedonin pasaporte te falsifikuar. Prapesimi i tyre eshte bere bazuar ne ligjin "Per te Huajt", duke mbajtur dhe procesverbalet.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›