E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet vrasesi i Kavajes



Arkiv Njeriu që terrorizoi për ditë të tera segmentin rrugor Kavaje – Lushnjë, i cili pasi ekzekutoi një taksist dhe vrau një roje karburanti u arrestua nga policia mesnatën e se martës.

Jurgen Kule, 19 vjeç, banues në Libofshë te Fierit kishte me shume se 1 vit qe ishte vene ne pergjim nga policia dhe dje u prangos pasi rezultoi se arma qe u gjet ne banesen e tij kishte kryer te dyja vrasjet e tetorit te vitit te kaluar. Por 19 vjecari nuk kishte vepruar i vetem. Ai kishte edhe nje bashkemoshatar me vete, ne vrasjet qe kreu, por qe nje muaj me pare kishte vrare veten duke perdorur fostoksine.
VrasjeTiranë, vrasje për një gërvishtje makineSherri me thika, në pranga dy vëllezër Korçë, sherr me thika, vritet 23-vjecari
Vetëvrasja mbetet ne rrethana te paqarta nese u krye si nje forme vetëdenimi per krimet e kryera. Dy bashkemoshataret moren fillimisht nje taksi nga Tirana ne drejtim te Kavajes. Ekzekutuan taksistin Urim Begu, e hodhen trupin ne kanal, dhe ne kthim per te shkuar ne Libofshe, vrane edhe shtetasin Petraq Mihali, roje e nje karburanti ne Plug te Lushnjes.

"Arrestimi i tij u krye në sajë të shtrirjes së gjërë të këtij hetimi, ku pas një pune të gjatë hetimore, ka rezultuar se shtetasi tashmë i arrestuar Jurgen Kule, dyshohet të jetë bashkautor edhe me shtetasin E.L.( i vdekur pas konsumimit të rreth 1 muaj më parë të fostoksinës).  Dyshohet se zanafilla e kësaj ngjarje, ka qenë grabitja e taksistit Urim Begu, ku autorët kanë hipur në automjet në Tiranë dhe pas mbërritjes në Kavajë kanë grabitur dhe vrarë të ndjerin Urim Begu. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin e vjedhur dhe kanë ndaluar për të furnizuar automjetin në një pike karburanti, ku dhe kanë vrarë me armë zjarri rojen e këtij karburanti shtetasin Petraq Mihali”, tha drejtori i policisë së Qarkut të Tiranës, Sajmir Muca.

Pistoletes M 54 nga e cila jane kryer qitjet ku jane vrare dy shtetasit, Begu dhe Mihali i eshte kryer akti i ekspertimit nga Instituti i Policisë Shkencore Tiranë, i cili doli ne konkluzionin se, gezhojat e gjetura në dy ngjarjet ishin të qitura nga arma e sekuestruar në banesën e autorit te dyshuar Jurgen Kule.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqizë, ndërpritet puna
Minatoret e Bulqizës bojkoktuan punën të mërkurën në minierë, në shenjë proteste për tragjedinë e një dite më parë. Po ashtu u zhvillua edhe ceremonia e varrimit te minatorit qe humbi jeten, Naim Shyti. Tre minatorë në spital
Tre nga minatorët e plagosur nga shpërthimi i gazit në minieren e kromit Bulqizë janë dërguar për kurime të mëtejshme në Spitalin Amerikan në Tiranë disa ore pasi morën ndihmën e urgjencës në Spitalin Ushtarak.
Trevizo, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Policia e Trevizos ka shkatërruar në një operacion policor një organizatë italo-shqiptare që shfrytëzonin prostitucionin.
Makina dhuratë për policinë shqiptare
Qeveria holandeze e orientuar nga OSBE-ja i ka dhuruar policisë shqiptare pesë automjete për menaxhimin dhe kontrollin e turmave apo trazirave të mundshme. Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur

Një minator u vra dhe 8 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i gazit në një galeri të minieres së kromit në Bulqize.

Lajmet kryesore

Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Tre minatorë në spital
TCH përgënjeshtroi Frattini-n
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Tiranë, zjarr në një fabrikë vaji

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›