Kapllani irritohet, por goli vazhdon ti mungojë

Edmond Kapllani vuan një nga situatat e tij më të vështira në karrierën si futbollist. Falë golave të shumtë, ai është evidentuar si një nga futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar të futbollit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Dhe pikërisht një gjë e tillë i dha mundësinë të provonte një aventurë në kampionatin gjerman të futbollit në radhët e Karlsruhes në Bundesliga 2, me të cilën do të shkëlqente në sezonin 2005-2006, ku do të shënonte plot 17 gola, duke qenë mes golashënuesve më të mirë të atij sezoni.
Madje do të ishte edhen një nga heronjtë e asaj ngjitjeje mbresëlënëse të Karlsruhes në Bundesligën gjermane. Por një gjë e tillë nuk e ka ndjekur në ligën elitare, ku ai e ka radhitur veten mes të dështuarve.
Takimi i së shtunës kundër Hertës së Berlinit ishte një tjetër mundësi për sulmuesin shqiptar, i cili në këtë sezon ende nuk e provuar shijen e golit. Por Karlsruhe është mundur 4-0, ndërsa ai është parë shumë i irrituar me shokët e skuadrës.