E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mukaj: Parrullat nuk më lëkundin

Një pankartë e hapur nga një pjesë e tifozëve bardheblu, ku lexohej “Mukaj, Devolli, Osmani, IK”, i ka çuditur të pranishmit në stadiumin “Selman Stërmasi”, gjatë ndeshjes Tirana-Apolonia (3-0).

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer kapitenit bardheblu, Devis Mukaj, i cili nuk ka nguruar ta identifikojë atë si një veprim të pak personave të papërgjegjshëm, që kanë gjetur një mënyrë për të shprehur një mllef personal, por jo atë të tifozerisë, që i do të mirën Tiranës.

“Ata dy-tre vetë që mbanin atë parullë, nuk mund të përfaqësojnë të gjithë tifozerinë e Tiranës, pohon Mukaj. Nuk më vjen mirë kur dikush tenton të hedhë baltë mbi mua. Mund të prisja çdo gjë, por jo deri në këtë pikë. Mund t’ju them atyre dy tifozëve, që kur të flasin për emrin tim, duhet ‘të lajnë gojën’.

Unë nuk kam kontratë me ata lloj tifozësh, por kontrata ime është me Tiranën për një afat të pacaktuar”. Kapiteni i Tiranës është prekur nga ajo parullë, por në asnjë moment nuk e shikon atë si një shqetësim, madje mendon të kundërtën.

“Me këtë klub kam fituar 12 trofe dhe nuk më tundojnë këto dy zëra, nënvizon ai. Jam në këmbë, jam mirë dhe nuk më bëjnë dot asgjë këta minj. Megjithatë, këto fjalë më karikojnë të rikthehem sa më shpejt në ekip dhe të jap maksimumin për këtë klub”.  A. Manallari
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›