E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshtice arrestohet nje 60-vjecar per trafikimi armesh

Policia e Korces ka arrestuar nje 60-vjecar ne piken e kalimit kufitar ne Kapshtice. Operacioni per arrestimin e Kadr Manaj ishte koduar udhetari. Pas perfundimit te procedurave te regjistrimit ne piken e kalimit kufitar ai eshte ndalur ne momentin e levizjes ne drejtim te shtetit grek pasi gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij tip Benz me targe TR 0877 N i eshte gjetur e fshehur nje pistolete model Makarov me kaliber 9 mm me silenciator dhe 6 fisheke. Materialet hetimore ne ngarkim te tij do i referohen Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per vepren penale te trafikimit te armeve dhe municioneve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›