Korce 60-vjecari arrestohet per trafikim armesh

Nje 60-vjecar u arrestua sot nga policia e Korces ne kuader te operacionit te koduar Udhetari. Punonjesit e Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Korce vune ne pranga shtetasin Kadri Manaj 60 vjec lindur ne Lushnje dhe banues ne Tirane.
Arrestimi u be ne Piken e Kalimit Kufitar Kapshtice ku pas perfundimit te procedurave te regjistrimit ne momentin e levizjes se tij ne drejtim te shtetit grek gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij tip Benz me targe TR 0877 N i eshte gjetur e fshehur nje pistolete model Makarov me kaliber 9 mm me silenciator dhe 6 fisheke te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale sebashku me automjetin me te cilin po udhetonte.
Materialet hetimore ne ngarkim te tij do i referohen Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per vepren penle te Trafikimit te armeve dhe municioneve.