E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshtice fluks emigrantesh ne kufi

Në pikën kufitare të Kapshticës është regjistruar një fluks emigrantësh shqiptarë të cilët kthehen në Greqi pas pushimeve disa ditore ne atdhe me rastin e festës së Pashkëve.

15 autobusë me pasagjerë ndodhen aktualisht atje në pritje për të kaluar në territorin e Greqisë.

Sipas informacioneve të fundit palët në doganën shqiptare dhe atë greke po punojnë me kapacitet të plotë.

Kështu janë 8 sportele në doganën shqiptare dhe 4 në atë greke. Fluksi ka nisur prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm dhe vijon ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›