E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli, kushte Thaçit për pjesëmarrjen në qeveri

PRISHTINE- Behxhet Pacolli, ish -presidenti i Kosoves, per pak dite kushtezon pranine e tij ne qeveri. Mediat kosovare bejne sot me dije se Behxhet Pacolli, nuk do ta marrë postin e zv/kryeministrit të parë të qeverisë Thaçi, nëse ky i fundit, nuk plotëson disa kushte.

Kushtet Pacolli do t`i përmbledhë në një dokument që do t`ia dërgojë kryeministrit të vendit, të mërkurën.

Në një intervistë dhënë RTK-së, Pacolli qartësoi se dokumenti që do tia paraqesë Thaçit bën fjalë për detyra që duhet të përmbushen në fushën e ekonomisë, diplomacisë dhe sundimit të ligjit.

Por, ai ka shtuar se AKR-ja do të vazhdojë koalicionin me PDK-në, pavarësisht se a do ta ushtrojë ai postin e zëvendëskryeministrit të parë apo jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›