Kapshticë, kapet shqiptari me 107 kg kanabis në kamion
Një shqiptar është arrestuar dje nga autoritetet greke të policisë në bashkëpunim me zyrtarët e doganës në pikën doganore të Kapshticës, i akuzuar për transport dhe importim të drogës.
Në kamionin me targa shqiptare të tipit Scania që ai drejtonte, u gjetën 107 kg drogë të llojit kanabis, të paketuara në 100 pako najloni dhe të fshehura në dyshemenë e rimorkios së kamionit.
Shqiptari 32 vjeçar u arrestua në flagrance, ndërsa policia sekuestroi drogën, telefonin celular, 4 kartat SIM, mjetin dhe 75 euro.
32 vjecari u dërgua në prokurorinë e qytetit të Kosturit.
(an.jo/Balkanweb)