E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta Çame, Idrizi thirrje deputetëve: Merrni votat tona, na ktheni dinjitetin

TIRANË- Mbështetës të PDIU-së dhe shoqërisë Çameria u mblodhën mesditën e sotme në  rrugën pedonale "Abdi Toptani", pas thirrjes për protestë, si reagimin për mosshqyrtimin e Rezolutës Çame nga Kuvendi i Shqipërisë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata Çameria vlerësojnë se rezoluta është e dosmosdoshme për të mbyllur një plagë. 

Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido gjatë fjalës së tij i kërkoi Parlamentit që të zbardhë Rezolutën për cështjen Çame për institucionalizimin e kësja plage që sipas tij kullon gjak.

Protestën e përshëndeti dhe Adem Demaç, i cili u shpreh se shqiptarët ashtu si kosovarë nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre. 

“Ne kur ishim për burgjet serbe e kemi kujtuar motrën tonë Çamëri dhe fatin e zi të popullit që mbeti rrugëve të botës. Sot fryjnë erëra të tjera, ky është shekulli i shqiptarëve dhe në fund të fundit do jemi fitimtar, por nuk duhet të heqim dorë nga të drejtat tona për liri dhe barazi”, the Demaçi. 

IDRIZI: KUVENDI TË NA JAPË DINJITET
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij nën thirrjet e turmës “Çamëria është e jona...e duam Çamërinë” kërkoi ë Kuvendi i Shqipërisë të clirohet nga presioni grek dhe të marrë në shqyrtim Rezolutën Çame ,me qëllim kthimin e dinjiteti të shqiptarëve. 

“Ne kemi ardhur sot të clirojmë parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Jam këtu për t’ju treguar të gjithëve se shqiptarët e Çamërisë janë popull patriot vital. Ne jem të vendosur për drejtësinë e kauzës tonë. Ne sot ndodhemi para këtij parlamenti, i cili duhet që është hermetik por në këtë parlament ka ardhur të votojnë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës . Të gjithë e kemi dëgjuar se parlamenti shqiptar për Rezolutën e Çamërisë është e rrethuar nga presioni i Greqisë ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve” tha Idrizi. 

Idriz teksa ripërsëriti kërkesën e PDIU-së që Greqia të heqë ligjin e luftës që ka me Shqipërinë theksoi se fqinjësia e mirë ndërtohet nga pranimi i së vërtetës ndaj për këtë arsye kërkoi riaktivizim të traktatit të miqësisë. 

Lajmi vijion.....

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pëllumbi: Rezoluta Çame u rrëzua, duheshin 55 vota pro, jo 53 FOTO: PDIU-shoqata ‘Çamëria’, protestë për rezolutën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›