Kapshticë, lejohet kalimi i personave me probleme në pasaporta
Pas problemeve që hasën dje në doganën e Kapshticës emigrantët shqiptarë për shkak të toponimeve, duket se sot është gjetur një zgjidhje.
Drejtori i doganës së Kapshticës Ylber Zyberi është takuar me homologun grek me të cilin ka rënë dakort që të lejohen deri më datën 5 shtator të gjithë fëmijëve shqiptarë, pavarësisht problemit me toponimet në pasaportat e tyre.
Pavarësisht urdhërit të Ministrisë së Jashtme greke, për të lejuar kalimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë, pavarësisht problemit me toponimet, ditën e djeshme emigrantët shqiptarë nuk janë lejuar të kalojnë në doganën e Kapshticës
Traun e kësaj pike kufitare me shtetin fqinj e kalonin vetëm fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Athinë ndërsa të lindurit në zona të tjera të Greqisë, ktheheshin pas së bashku me familjet e tyre.
Prej më shumë se 1 viti Athina nuk ka lejuar kalimin në kufi të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, të lindur në Greqi, ndërsa kanë dhënë leje të përkohshme vetëm në raste festash apo siç ishin edhe zgjedhjet e 23 qershorit.
Ngërçi mes vendit tonë edhe atij grek për problemin e toponimeve mori dje zgjidhje të përkohshme. Ministria e jashtme greke njoftoi se do të lejohen të kalojnë kufirin të gjithë fëmijët e emigratëve shqiptarë pavarësisht emërtimeve aktuale në pasaporta deri në datën 5 shtator.