Kapshtice numer i ulet emigrantesh

Në pikën kufitare të Kapshticës vërehet një numër i ulët emigrantësh që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet e verës.
Policia kufitare lokale bën me dije se çdo ditë hyjnë mesatarisht rreth 2 mijë emigrantë nga shteti fqinj i Greqisë. Sipas informacioneve të të njëjtit burim, shkak për numrin e ulët të ardhjeve është bërë problemi i njohur i toponimeve. Problemi në fjalë është kthyer në një shqetësim serioz, pasi emigrantët shqiptarë në Greqi shmangin ardhjen në vend, ndërsa ata që janë në Shqipëri nuk lejohen të hyjnë sërish në territorin helen. Muajin e kaluar Avokati i Popullit i bëri apel Ministrise së Jashtme të zgjidhë sa me parë çështjen në fjalë, pasi u konstatua se fëmijët e emigrantëve nuk mund të kalojnë kufirin për të pushuar në atdhe këtë sezon. Nga ana e saj, Ministria e Jashtme bëri me dije se, çështja e toponimeve është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke që në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem. Ministria deklaroi gjithashtu se, në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe në Tiranë dhe Athinë. Gjithashtu, çështja e toponimeve u diskutua në një takim që ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos zhvilloi në fund të korrikut me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi. Venizellos deklaroi se do të fillojë menjëherë puna nga stafi i tij që në bashkëpunim me komisionet e Ministrive të Jashtme të dy vendeve të marrë fund ky problem në një afat sa më të shkurtër. “Nuk duhet të lejojmë që disa çështje që ende nuk janë zgjidhur midis dy shteteve të bëhen pengesë për frymën e mirë të bashkëpunimit midis Athinës dhe Tiranës”, ishte mesazhi i këtij takimi. / Top Channel