E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder kamioni perplas veturen

Një aksident i rëndë rrugor është verifikuar mëngjesin e së hënës në qarkun e Shkodrës, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktimat janë një çift bashkëshortësh, të cilët po udhëtonin me një veturë kur janë përplasur nga një kamion. Sipas burimeve, kamioni e ka përplasur automjetin me targë “SH 9726 C” teksa dilte nga një kthesë, duke mos zbatuar kështu parimin e përparësisë. Për rrjedhojë çifti ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoferi i kamionit ka mbetur i plagosur, saktësojnë burimet. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar agjentët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit që kanë vënë nën kontroll situatën, ndërkohë që priten hetime të mëtejshme. Aksidenti i së hënës vjen pas atyre të ndodhur ditën e diel. Dalja nga rruga e një mjeti tip “Citroen” i kushtoi jeten një të riu 23-vjeçar, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Aksidenti ndodhi në orët e para të mengjesit, në superstradën e pagëzuar me emrin si “superstrada e vdekjes”, Lezhë-Fushë Krujë. Viktimë e aksidentit mbeti 23-vjeçari Blerim Bardhoku, nga Lezha, ndërsa dy të plagosurit ishin Roland Bitri dhe Teodor Përlleshi. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, dy të rinjtë u dërguan për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tirane. Ngjarja ndodhi kur mjeti “Citroen” me targa “AA 789 C” doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal. Ndërkohë, në një tjëtër aksident rrugor, gjatë orëve të pasdites së ditës së diel, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, një tjetër person humbi jetën. Mjeti me targa greke, me të cilin po udhëtonin dy persona, drejtuesi dhe një i afërm i tij, ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe e për pasojë doli nga rruga. Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Gentian Beqiri, ndërsa i afërmi i tij shpëtoi pa dëmtime. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›