Kapshticë, pala greke instalon një program, kthen mbrapsht shqiptarët
Dhjetëra shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Greqisë, janë kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se pala greke ka pretenduar se për arsye të instalimit të një programi të ri në sistemin e informacionit Shengen në PKK Kristalopigji, policia kufitare Greke nuk do të lejojë të hyjnë për në Greqi shtetasit shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike.
Ndërkohë lejohet kalimi vetëm i shtetasve që janë të pajisur me leje qëndrimi në Greqi. Instalimi i këtij programi mund të përfundojë pas ditës së premte, pra lëvizja e shtetasve shqiptarë për në Greqi është e lirë sipas marrëveshjeve duke filluar nga dita e shtunë, data 13.04.2013, thuhet zyrtarisht nga pika kufitare e Kapshticës.
11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Kapshticë, pala greke instalon një program, kthen mbrapsht shqiptarët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email