Nishani: Bashkëpunim përballë fenomeneve që kërcënojnë sigurinë globale
TIRANË - Në mbyllje të sesionit të 16-të të Samitit Euroaziatik për Ekonominë, që u mbajt në Stamboll, nga datat 9-11 prill 2013, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani apeloi për më shumë bashkëpunim mes vendeve për t’i bërë ballë fenomeneve që kërcënojnë sigurinë globale, të cilat janë krimi i organizuar, varfëria, terrorizmi, prodhimi i armëve të shkatërrimit në masë.
Sipas zyrës së shtypit të presidencës, në sesionin kushtuar Presidentëve pjesëmarrës në këtë samit, Kreu i Shtetit shqiptar e vuri theksin tek rëndësia dhe përgjegjësia që ka çdo vend në përballimin e sfidave të përbashkëta globale.
"Kërcënimet e tanishme globale, si krimi i organizuar, varfëria e terrorizmi janë të ndërlidhura dhe përbëjnë një kërcënim universal. Siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut janë të ndërlidhura. Veçanërisht bëhet më i rëndësishëm multi-lateralizmi përballë kërcënimeve globale si: terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë", tha Nishani.
Përballë rreziqeve asimetrike me efekte globale, sipas Nishanit, "edhe shtete shumë të fuqishme ndjehen të paimunizuara dhe madje të cënueshme". "Një situatë e tillë ka sjellë vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, që dikur nuk mund të imagjinohej dhe ka rritur peshën relative të rëndësisë dhe përgjegjësisë për çdo vend, pavarësisht madhësisë së tij", tha ai.
Gjithashtu, Nishani theksoi se, "kriza e rëndë ekonomike, efektet e së cilës kanë prekur mbarë globin dhe që ende nuk po i duket fundi, ka kondicionuar në një masë të madhe deficitet publike dhe për pasojë, shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe inteligjencës". Në këto kushte, tha ai, vendet e prekura kanë kthyer më shumë kokën në problemet e tyre të brendshme.
(er.nu/ata/BalkanWeb)