E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kapsolla dhe cigare kontrabandë, procedohet 61-vjeçarja në Korçë

Policia e Korçës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan gjeti kuti me kapsolla dhe cigare pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan. Si pasojë nisi procedimi në gjendje të lirë për 61-vjeçare, pronare të këtij dyqani.

Ajo akuzohet për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›