Karamanlis takohet sot me Sarkozinë në Paris
Athinë - Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis, do të niset sot për një vizitë në Paris me ftesë të Presidentit francez, Nikola Sarkozi. Karamanlis do të takohet mbasditen e sotme edhe me kryeministrin e Francës, Fransua Figion. Kjo vizitë i shërben një dreke pune, si dhe për përurimin e ekspozitës “I Athos Bizantine dhe Perandoria”.
Karamanlis gjithnjë e më shumë po i afrohet politikës së Francës, pasi kanë të njëjtat pikëpamje, ato të djathta. Karamanlis, gjithashtu, gjithmonë ka pasur mbështetjen e Sarkozisë për sa i përket marrëdhënieve me Turqinë. Një tjetër gjë që i lidh më shumë dy udhëheqësit është se Sarkozi ka dhe rrënjë të origjinës së tij nga Greqia.
Shpetim Zinxhiria, për “Start” nga Athina