PS: Shëndetësia në krizë
Tiranë- Partia Socialiste ka reaguar sot në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetësisë, duke theksuar se kjo ditë e gjen shëndetësinë shqiptare në gjendje skandaloze. “Spitalet shqiptare vazhdojnë të mos kenë barna për situata normale. Në spitalet shqiptare nuk realizohen ekzaminimet, sepse mungojnë elementët bazë. Është e patolureshme për qeverinë e kryeministrit Berisha që edhe barnat do t’i furnizojë vetëm në muajin e fushatës elektorale”-theksoi Ilir Beqja, nënsekretar për Programin në PS.
Ai shtoi se spitalet në vend vazhdojnë të mos kenë shtretër të lirë në repartet e reanimacionit, duke akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se bëhet ortake në afera korruptive të privatizimit të spitaleve. “Sot, në ditën botërore të shëndetit ne mbështesim përpjekjet dhe angazhimin e bluzave të bardha, edhe pse ata janë braktisur nga politika e 18 vjetëve dhe u është nëpërkëmbur dinjiteti profesional dhe njerëzor. Mbështesim mjekët e talentuar e të përkushtuar që realizojnë transplante, edhe pse mjekët e talentuar nuk i kanë munguar këtij vendi”-vijoi Beqja.