Karameta takon përfaqësues nga Universiteti i Helsinkit: Ekspertizë në negociatat me BE-në

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta priti sot në një takim përfaqësuesit e qendrës “Rule of Law” nga Universiteti i Helsinkit.
Në takim u diskutua mbi forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, rezultatet e Reformës në Drejtësi dhe procesin e vetting-ut të magjistratëve.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e qendrës “Rule of Law” ofruan mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen me ekspertizë në fusha të rëndësishme, si legjislacioni zgjedhor dhe Kapitulli 23 në negociatat me BE-në.
Kapitulli 23 në negociatat me BE-në përfshin fushën e gjyqësorit, antikorrupsionin, të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së. Acquis përcakton standarde të larta të gjykimit për të garantuar sundimin e ligjit, duke siguruar gjithashtu garanci për një proces të rregullt ligjor.
1 nga 4/m.m/r.e/a.f/