Karamuço: Biznesmenë të lartë do të shkojnë në SPAK

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri deklaratën e fortë në studion e “3D” teksa tha se biznesmenë të lartë pritet të akuzohen nga SPAK.
Sipas tij bëhet fjalë për akuza që kanë lidhje me përfitime nga afera korruptive në bashkëpunim me politikanë. “Pas një politikani ka gjithmonë një biznesmen”, tha Karamuço.
“Na thonë ndonjëherë dhe fallxhorë kur fillojmë dhe parashikojmë ndonjë gjë, por ne e matim këtë me tempin e deri sotëm si kanë vijuar hetimet për disa çështje. Siç është për çështjen e inceneratorëve, sterilizimi, pastaj çështjet e tjera që ecin paralelisht edhe medias politikanë të lartë, po ashtu kemi edhe biznesmenë dhe pritet që edhe për ata të ketë akuza nga SPAK. Biznesmenë të lartë. Pas një politikani gjithmonë ka një biznesmen sepse ku do t’i çojnë lekët? Publiku pret çështjet e mëdha, nuk jap dot një afat, disa çështje ishin për para vitit të ri që priteshin, por nuk e di. Këto nuk janë afate”, u shpreh Karamuço.
/rtsh.al/