Ramaj: SPAK t’u shkojë deri në fund hetimeve në Shëndetësi në vite

Avokati Redi Ramaj, në studion e emisionit “3D”, tha se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve në shëndetësi, duke i zgjeruar ndër vite. Teksa në studio po diskutohej rreth dëshmisë së ish-ministrit Ilir Beqaj në SPAK ën lidhje me koncesionin e sterilizimit, Rama u shpreh se ai që duhet hetuar është fenomeni dhe jo individi.
Sipas tij, kur flitet për shëndetësinë ka një impakt të madhe edhe te qytetarët, për shkak të problematikave në sistem me të cilat janë përballur ndër vite.
“Ne jemi dakord parimisht që të hetohet dhe nëse nuk ka akuzë s’ka akuzë, por kur flasim për shëndetësinë është pak e ndjeshme. Shqiptarët e kanë vuajtur në kurriz në 33 vite. E gjitha kjo situatë ka interes edhe në publik sepse e prekim çdo ditë, flitet për jetën e njerëzve, vuajtjet që kanë kaluar njerëzit në spitalet publike dhe në fortësinë që ka krijuar spitalet private tashmë. Duke parë shtetin të dobët ata kanë krijuar monopole kanë arritur të bëhen shumë të pushtetshëm dhe ky është fakti i politikës i akumuluar ndër vite, pra i të gjithë politikës dhe ndaj duhet ky hetim i zgjeruar dhe SPAK t’i shkojë deri në fund fenomenit. Beqaj si ka kërkuar hetim nga viti 2011, ka kërkuar hetim edhe pasi ai ka ikur si ministër i shëndetësisë, pra hetim më të thelluar”, u shpreh ai.
/rtsh.al/