E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhiçi javën e ardhshme do të dorëzohet në Hagë

Ish -udhëheqësi serb i Bosnjes, Radovan Karaxhiç pritet t’i dorëzohet Tribunalit të Hagës në fillim të javës së ardhshmë, bëri të ditur Prokuroria serbe për krime lufte.

Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte, Bruno Vekariq për B92 deklaroi se edhe pse është vështit të përcaktohet dita e dorëzimit, pritet që kjo të ndodhë të hënën ose martën.

"Është reale të pritet që kjo të ndodhë të hënën ose të martën, ndërsa mund të jetë edhe më herët, gjithçka varet nga seanca e Këshillit", tha Vekariqi

Këshilli penal vendosë sipas ankesës, ndërsa procedura e dorëzimit përfundon me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Brendshme. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›