E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Karçanaj: AKSHI, projekte për rritjen e kapaciteteve në IT për startup-et në Shqipëri

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Ditën e sotme është zhvilluar takimi i dytë midis Komitetit Drejtues të EU4Innovation dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ambasadat gjermane dhe suedeze, MoECI, Ministria e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, GIZ dhe EU4Innovation.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, si përfaqësuese e komitetit drejtues, ndau me të pranishmit detaje konkrete mbi projektet në zbatim nga agjencia për rritjen e kapaciteteve në IT për start-up-et në Shqipëri.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë në takim theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis BE-së dhe Shqipërisë, me qëllim transformimin e peizazhit të start-up-eve dhe forcimin e lidhjeve B2B. U diskutua për nxitjen e rritjes dhe lidhjeve ndërkufitare, si dhe për vendosjen e objektivave afatgjata,” thuhet në njoftimin e AKSHI-t.

Diskutimet e mëtejshme përfshinë gjithashtu inteligjencën artificiale, Tabelën Evropiane të Inovacionit dhe Rrjetin e Investitorëve Engjëj (Business Angel Network).

Nga takimi i dytë i Komitetit Drejtues të EU4Innovation, e pranishme edhe drejtuesja e AKSHI-t,... 1 nga 14

/r.e/a.f/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›