E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Diskutohet krijimi i bazës rajonale të të dhënave për forcimin e sigurisë kibernetike

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilluan sot në ambientet e këtij institucioni një takimi dypalësh me Këshillin Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) lidhur me nevojat e vendit në fushën e sigurisë kibernetike.

Përfaqësuesit e AKSK, AKSHI-t, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Policisë së Shtetit prezantuan situatën aktuale të sigurisë kibernetike në vend si dhe adresuan nevojat në këtë drejtim.

“Diskutimet u përqendruan edhe mbi krijimin e bazës rajonale të të dhënave për projektet e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor. Ky takim ishte pjesë e një nisme të përbashkët të Komisionit Europian (KE), Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Integrative Internal Security Governance (IISG), me qëllim koordinimin dhe forcimin e kapaciteteve kibernetike në rajon,” thuhet në njoftimin e ASKS.

Nga takimi bilateral i ASKS me Këshillin Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) 1 nga 8

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›