E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Karçanaj: Kompletojmë pajisjen me laboratorë inteligjentë të shkollave publike në të gjithë vendin


TIRANË, 7 janar/ATSH/ Qeveria shqiptare ka në fokus investimin në laboratorët inteligjent në shkolla (SmartLab), për mësimin e kodimit dhe lëndës TIK me standarde të larta.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga puna në dy laboratorët e rinj inteligjentë në shkollën “Ahmet Gashi” në kryeqytet. “Me koduesit e vegjël të ‘Ahmet Gashit’”, shkruan ministrja, duke ndarë momente nga puna e fëmijëve dhe projektet e tyre në këto laboratorë.

Ndërsa, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj u shpreh përmes rrjeteve sociale thekson se vijon puna për pajisjen e shkollave publike me laboratorë të rinj inteligjentë.

“Një hap i rëndësishëm në transformimin e arsimit shqiptar, laboratorë inteligjentë për mësimin e kodimit dhe lëndës TIK me standarde të larta.

Gjatë dy viteve në vijim, në fazën e tretë përmbyllëse të projektit, do të shtojmë edhe 654 smartlabe të tjerë dhe kompletojmë pajisjen e shkollave publike të sistemit parauniversitar në gjithë territorin e vendit, me laboratorë inteligjentë, duke krijuar mundësi të reja për nxënësit që të zhvillojnë aftësi digjitale për Shqipërinë e së ardhmes. Shkolla inteligjente, Shqipëri inteligjente”, thotë ajo në një postim në rrjetet sociale.

Projekti pilot i laboratorëve SMART që është përfshirë në 300 shkolla në të gjithë vendin dhe ka përfshirë mbi 35 mijë nxënës të klasave I, II dhe III dhe këtë vit pritet të shtrihet në shkollat publike të ciklit të ulët dhe atij parauniversitar në të gjithë vendin.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›