E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump Jr udhëton drejt Groenlandës, ndërsa Trump nuk fsheh ambicien për territorin e Arktikut

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-DPA/ – Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump Jr, do të udhëtojë drejt Groenlandës, teksa babai i tij, Donald Trump rishikon interesin për të kontrolluar territorin e Arktikut.

”Djali im, Don Jr, dhe përfaqësues të ndryshëm, do të udhëtojnë atje për të vizituar disa nga zonat dhe pamjet më madhështore”, shkroi Trump në Truth Social.

”Groenlanda është një vend i jashtëzakonshëm dhe njerëzit do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nëse dhe kur ajo do të jetë pjesë e kombit tonë”, shtoi lideri republikan, i cili rikthehet në detyrë më 20 janar.

Trump nuk tha se cilët përfaqësues do ta shoqërojnë djalin e tij drejt Groenlandës, e cila është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës, por kjo nuk cenon politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Mediet amerikane raportuan se djali 47-vjeçar i presidentit të ardhshëm po udhëton privatisht dhe nuk do të takojë asnjë përfaqësues të qeverisë në ishullin e madh.

”Si dikush që ka udhëtuar në vende magjepsëse në mbarë botën jam i emocionuar të ndalem në Groenlandë për pak argëtim këtë javë”, theksoi Donald Trump Jr. përpara se të nisej për në kryeqytetin e territorit, Nuuk./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›