E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Karçanaj me ambasadoren e Francës: Transformim digjital dhe integrim i IA në proceset kyçe të Shqipërisë

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard. Karçanaj informoi se në qendër të takimit ishin ide dhe propozime të reja për hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin mes dy qeverive dhe zbatimin me sukses të projekteve, pjesë të marrëveshjes ndërqeveritare G2G. “Të fokusuar në transformimin tërësor digjital dhe integrimin e inteligjencës artificiale për sektorë dhe procese kyçe të Shqipërisë, për ndryshime të thella në mënyrën se si ofrohen shërbimet publike dhe se si funksionon administrata jonë”, u shpreh Karçanaj. Drejtoresha e AKSHI-t bëri të ditur se në takim u theksua nevoja për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për forcimin e kapaciteteve të punonjësve të administratës ndaj teknologjive të avancuara. “Të ofrojmë trajnime për punonjës të gatshëm për të përballuar sfidat e epokës digjitale dhe për të vënë në jetë vizionin qeveritar me rrugët e pafundme që ofron inteligjenca artificiale. Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve krijojmë mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet ekspertëve nga të dy shtetet, me fokus të veçantë në aplikimin e teknologjive të reja dhe kuadrin rregullator të tyre”, shtoi ai. 1 nga 7

/m.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›