LONDER – Kate Midelton: Me sa duket sëmundja e kancerit po ma ”fal” jetën

LONDER, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Princesha Kate është “në falje” nga semundja e shekullit e kanceri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, bazuar në indikacionet e mjekëve gjatë një vizite të sotme në spitalin e Londrës ku iu nënshtrua kimioterapisë së rëndë muajt e fundit.
Princesha britanike e Uellsit disa muaj më parë njoftoi se po i nënshtrohej trajtimit me kimioterapi për kancerin, duke thënë në një video-mesazh emocionues se “jam mirë dhe po bëhem më e fortë çdo ditë”.
Katerina (Kate) i kërkoi kujtdo që përballet me kancerin që të mos “humbin besimin apo shpresën”. /os/