E Martë, 3 Nëntor 2026

Karçanaj pret diplomatin austriak, bashkëpunim për aftësimin e të rinjve në teknologjinë e informacionit

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një takim sekretarin e parë të Ambasadës austriake në vendin tonë, Martin Schaller.

“Biseda u fokusua në sektorë kyç si siguria kibernetike dhe masat që janë zbatuar për të krijuar një ekosistem kibernetik të sigurt e të aftë për të përballuar edhe sulme si ai i dy viteve më parë”, u shpreh Karçanaj.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua edhe rreth projektit shumë të rëndësishme: modulin e Inteligjencës Artificiale të integruar në Platformën e Integrimit Europian dhe të Anëtarësimit, i cili përdoret çdo ditë nga më shumë se 1400 ekspertë integrimi.

“Vetëm pak minuta për të përkthyer çdo akt të BE-së, me saktësi maksimale, mbi 97%. Për Schaller, ky projekt është mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm edhe për vetë vendet anëtare”, tha Karçanaj.

Karçanaj vuri në dukje se u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte që prekin të rinjtë, për ofrimin e trajnimeve për nxënësit e shkollave teknologjike austriake dhe jo vetëm.

1 nga 7

/r.e/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›