E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Karcanaj takon përfaqësues të BB, diskutohet dhe integrimi i IA në prokurimet publike

TIRANË, 18 Nëntor/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karcanaj njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale takimin e saj me delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtuesi rajonal, Asad Alam.

Takimi kishte si fokus projektin “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet programit GovTech”.

Karcanaj thekson në postimin e saj, se puna për transformimin e shërbimeve digjitale do të vazhdojë me kapacitet të plotë, falë mbështetjes së pandërprerë nga Banka Botërore.

“Morëm vlerësime për progresin e arritur me “GovTech”, që në fakt është cilësuar si programi me performancën më të lartë të Bankës Botërore në PforR, ku falë investimit së shpejti do të mundësohet: Akses më i lehtë në përdorimin e shërbimeve; Rritje dhe edukim digjital i fëmijëve, përmes infrastrukturës moderne dhe kurrikulave arsimore efikase në SmartLabs; Krijimi i qendrave rinore inovative”, shkruan Karcanaj. Ajo tha se, “Banka Botërore do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e shërbimeve digjitale publike të pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e menaxhimit të duhur dhe efikas financiar në nivel qendror dhe lokal. Do të punojmë sëbashku edhe për sistemin e ri të prokurimeve në sajë të integrimit të Inteligjencës Artificiale, për më shumë transparencë dhe siguri Së bashku, për një Shqipëri të zhvilluar, inovative dhe elektronike”, përfundon postimi i Karcanajt. 1 nga 7

/a.f/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›